Ndahet nga jeta shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare

Your browser doesn’t support HTML5

Mëngjesin e sotëm, u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare, shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare. Disa herë kandidati për çmimin Nobel në letërsi, zoti Kadare, është autor i dhjetra romaneve, poezive dhe eseve. Veprat e tij të përkthyera në mbi 40 gjuhë të ndryshme, janë botuar anembanë botës.