Francë, raundi i parë i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
Your browser doesn’t support HTML5
Francezët votuan këtë të dielë në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që mund ta sjellin në pushtet qeverinë e parë të ekstremit të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore. Rreth 49.5 milionë francezë me të drejtë vote do të zgjedhin 577 anëtarë të Asamblesë Kombëtare.