Shefi i NATO-s në Uashington për bisedime mbi Ukrainën
Your browser doesn’t support HTML5
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak se një muaj përpara se aleanca perëndimore të mblidhet në takimin e saj vjetor në kryeqytetin amerikan. Dy udhëheqësit biseduan lidhur me mbështetjen afatgjatë për Ukrainën, ndërsa ky vend përballet me agresionin rus.