BE: Diskutimet Kosovë – Serbi për dinarin vazhdojnë të mërkurën

Your browser doesn’t support HTML5

Bashkimi Evropian ka ftuar Prishtinën dhe Beogradin për një takim të mërkurën në kërkim të një zgjidhjeje mbi përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ndërsa sot skadon afati i planit kalimtar të cilin Banka Qendrore e kishte përcaktuar për të lehtësuar zbatimin e rregullores për pagesa me para në dorë.