Shtëpia e Bardhë nuk duket se do të kufizojë dërgimin e armëve për Izraelin

Your browser doesn’t support HTML5

Trysnia ndaj Shteteve të Bashkuara për të mos i shitur armë Izraelit është shtuar pas vdekjes së shtatë punonjësve të një organizate humanitare në një sulm ajror izraelit këtë javë. Por, administrata e Presidentit Biden nuk tregon shenja se do ta kushtëzojë mbështetjen e saj ushtarake për Izraelin.