Osmani: Përplasjet me aleatët perëndimorë rreth dinarit ishin të shmangshme
Your browser doesn’t support HTML5
Në Kosovë, Presidentja Vjosa Osmani u bëri thirrje të gjitha institucioneve që t’i trajtojnë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe aleatëve perëndimorë si ekzistenciale. Ajo tha se çështja e përdorimit të dinarit serb duhet të zgjidhej brenda vendit dhe jo të shkaktonte përplasje me aleatët e Kosovës.