Emiljana Ulaj, shqiptaro-amerikania e dytë në Këshillin e Bashkisë së Uestçesterit
Your browser doesn’t support HTML5
Emiljana Ulaj u largua nga Shqipëria më 1997 duke ardhur në Amerikë në moshën 10 vjeçare, pa ditur asnjë fjalë anglisht. Sot ajo është zgjedhur anëtare e Këshillit të Bashkisë së Uestçesterit në Nju Jork, me një popullsi prej 1 milionë banorësh dhe buxhet prej 2.8 miliardë dollarësh.