Opozita serbe i kërkon BE-së të mos njohë rezultatet e zgjedhjeve të së dielës

Your browser doesn’t support HTML5

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” u ka kërkuar institucioneve evropiane të mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, krahinore e veçanërisht atyre lokale në Serbi, derisa të përfundojë një hetim i plotë ndërkombëtar për parregullsitë gjatë votimeve.