Kurti: Sulmi i 24 shtatorit dëshmon për planet e Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës
Your browser doesn’t support HTML5
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi të martën Serbinë për përpjekje për të aneksuar veriun e Kosovës, pas sulmit të 24 shtatorit që la të vrarë një oficer të policisë në fshatin Banjskë. Ai kërkoi ndëshkimin e Serbisë për mbështetjen e sulmuesve.