Apeli refuzon sërish ndryshimin e masës së sigurisë për Belerin

  • Armand Mero

Në Shqipëri Gykata e Posaçme e Apelit refuzoi sot një tjetër kërkesë të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Vendimi i sotëm e lë sërish në paraburgimin zotin Beleri, i cili u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit nën dyshimet e korrupsionit në zgjedhje.

Lexoni edhe këtë Çështja Beleri, i hapet rruga nisjes së procesit gjyqësor

Javën e shkuar Prokuroria e Posaçme, njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes, e cila ka provokuar një përplasje të fortë mes Tiranës dhe Athinës. Kryeministri shqiptar ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk mund të pranojë ndërhyrje në sistemin e Drejtësisë.

Lexoni edhe këtë Nga PPE rezolutë për Belerin, Rama: Të painformuar

Ndërsa autoritetet greke po përdorin mjete të ndryshme diplomatike dhe juridike për të ndikuar procesin, duke kërcënuar dhe me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Lexoni edhe këtë Mitsotakis: Rasti Beleri hije mbi marrëdhëniet me Shqipërinë

Dje kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se “marëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë janë lënë në hije nga rasti i burgosjes së Fredi Belerit”.

Ndërsa sot për të ndjekur seancën në Gjykatën e Posaçme të Apelit, përveç ambasadores greke në Tiranë, ishin dhe dy avokatë grekë dhe presidenti i Avokatëve Pa Kufi. Në një konferencë për shtyp ata deklaruan se në rastin e zotit Beleri ka shkelje të konventës europiane për të drejtat e njeriut dhe se mbajtja e tij në paraburgim është sipas tyre, "joproporcionale, edhe me shkeljen e pretenduar".