Toka po përpin qytezën e shenjtë në Indi
Your browser doesn’t support HTML5
Vendi i shenjtë për besimin hindu, Joshimath, është shndërruar në një zonë katastrofe. Prej muajsh banorët kanë protestuar ndaj punimeve për ndërtimin e një hidrocentrali aty pranë, duke paralajmëruar për pasojat që do t’i sillte komunitetit të tyre. Tashmë godinat me disa kate kanë pësuar krisje.