Vdekja e mundshme e shefit të grupit Wagner, ngjall reagime dhe hamendje

Your browser doesn’t support HTML5

Hamendjet dhe spekulimet po shoqërojnë lajmin se udhëheqësi mercenar rus, Yevgeni Prigozhin ishte pasagjer në një avion që u rrëzua të mërkurën në Rusi. Agjencia e aviacionit civil rus njoftoi se ai ishte në avionin që u rrëzua, por analistët thonë se në Rusi rrallë herë gjërat janë ashtu siç duken.