Akujt në malet Pireneje do të zhduken brenda dekadës së ardhshme

Your browser doesn’t support HTML5

Shtresat e akullit që kanë mbetur në malet Pireneje do të zhduken për dhjetë vjet, për shkak të ndryshimit klimatik. Ky është një paralajmërim i fortë i shkencëtarëve spanjollë. Nga vargmali i Pirenejeve, që shënon kufirin natyror mes Spanjës dhe Francës, janë zhdukur 28 akullnaja që nga viti 1984.