Rruga “Arthur” në Bronks, nga “Italia e vogël” tek “Shqipëria e vogël”
Your browser doesn’t support HTML5
Në rrugën “Arthur Avenue”, në Bronks të Nju Jorkut, ndodhen biznese që zotërohen nga shqiptaro-amerikanët, ndërsa edhe klientët e tyre janë kryesisht shqiptaro-amerikanë. Zgjerimi i bizneseve shqiptare ka bërë që kjo zonë, që dikur njihej si “Italia e vogël”, tani të quhet “Shqipëria e vogël”.