Rritje tensionesh në rajonin e Indo-Paqësorit

Your browser doesn’t support HTML5

Koreja e Jugut aktivizoi avionët e saj luftarakë pasi avionë ushtarakë kinezë dhe rusë u futën në zonën e saj të mbrojtjes ajrore, në jug dhe në lindje të Gadishullit Korean. Ky incident vjen pas shkëmbimeve të mëparshme mes forcave amerikane dhe kineze në Ngushticën e Tajvanit dhe Detin e Kinës Jugore. Administrata e Presidentit Biden thotë se këto fërkime janë shembull i shtimit të agresivitetit të ushtrisë kineze.