Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën që të shfuqizojë aktin normativ me të cilin qeveria miratoi në mars të vitit të shkuar ngritjen e një bordi të përbashkët mes përfaqësuesve të saj dhe të biznesit për “transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”.
Vendimi u mor ndërsa në vend u rregjistrua një rrije e fortë e çmimeve si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, dhe synon të frenonte abuzimet e mundshme të tregtarëve.
Lexoni edhe këtë Rama: Nën kontroll dhe çmimet e artikujve bazë të shportësPor sipas Gjykatës Kushtetuese, aktet e miratuara nga qeveria “nuk plotësojnë kriteret kushtetuese të parashikuara në nenin 101 të Kushtetutës”, i cili përcakton se “Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme…”.
Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga deputetët e opozitës, të cilët duartrokitën vendimin e Gjykatës. Deputeti demokrat Gazmend Bardhi foli për “një tjetër betejë të fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj”. Në postimin e tij në Facebook zoti Bardhi shtoi se “vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese mbron interesin publik”.
Edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku po ashtu u shpreh se me vendimin e saj “Gjykata Kushtetuese shpëton shqiptarët nga bordet socialiste. Bordi komunist, që në periudhë krize ka vendosur çmime abuzive në kurriz të xhepave të shqiptarëve duke rritur me të paktën 30% çmimet e shportës dhe duke bërë biznes me krizën e shqiptarëve, tanimë është nul!”, shkroi zonja Tabaku në Facebook, duke nënvizuar se qytetarët presin tanimë vendimin dhe për Bordin e Karburanteve.
Në dallim nga bordi për çmimet e ushqimeve, i cili ndërhyri vetëm pak herë, ai I karburanteve, i ngritur me të njejtin qëllim ka qenë shumë më tepër aktiv. Fillimisht u deklarua se tregtarët e karburanteve do të duhej të hiqnin dorë nga fitimet e tyre dhe se çmimet e percaktara nga Bordi do t’u lejonin atyre të mos dilnin me humbje. Por pak javë më vonë, qeveria i bëri një ndryshim aktit normative që përmbante formulën e përllogaritjes së çmimit duke përfshirë një fitim prej 12 lekësh për litër për shitjet me pakicë.
Lexoni edhe këtë Çmimi i karburanteve, Rama thërret furnizuesit: Kohë lufte. Nuk ka fitim për juPas vendimit të sotëm, Gjykata Kushtetuese pritet që me gjasë, të mbajë të njejtin qëndrim dhe për rastin e karburanteve.