Ish-presidenti Carter nën mbikëqyrje mjekësore në shtëpinë e tij në Xhorxhia

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter tani është nën mbikëqyrjen e mjekëve në shtëpinë e tij në Plains të Xhorxhias. Qendra Carter, shoqata bamirëse e ish-presidentit Carter sot lëshoi një deklaratë, duke thënë se familja kërkon privatësi në këto momente.