SHBA shton ndihmat humanitare për Turqinë dhe Sirinë
Your browser doesn’t support HTML5
Shtetet e Bashkuara kanë premtuar mbi 85 milionë dollarë në ndihma humanitare për Turqinë dhe Sirinë pas një tërmeti masiv në rajon që ka shkaktuar vdekjen e mbi 25 mijë personave. Fondet do të jepen nga USAID-i për strehim, ushqime, ujë, veshje dhe kujdes shëndetësor.