Kosovë, serbët dhe shqiptarët të ndarë për çështjen e Asociacionit
Your browser doesn’t support HTML5
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të mërkurën se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë do të duhej të themelohej deri në verën e këtij viti. Ai tha se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, mund të zbatohet deri në fund të këtij viti.