Kurti Propozimi evropian – bazë e mirë për diskutime, asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk ka përparësi

Your browser doesn’t support HTML5

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ritheksoi të enjten se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është bazë e mirë për diskutime rreth një marrëveshjeje që duhet ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, ndërsa nënvizoi se asnjë nga marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk mund të ketë përparësi ndaj marrëveshjeve tjera.