Impianti lundrues i energjisë ngre shqetësime për ndotjen e Gjirit të Vlorës
Your browser doesn’t support HTML5
Një projekt i qeverisë shqiptare për vënien në punë të një impianti termik lundrues me qëllim zbutjen e krizës energjetike kundërshtohet nga aktivistët mjedisorë dhe operatorët turistikë në qytetin e Vlorës, të cilët i frikësohen ndotjes së bregdetit dhe dëmtimit të turizmit.