Biden kërkon 37 miliardë dollarë ndihma të tjera për Ukrainën

Your browser doesn’t support HTML5

Administrata e presidentit Biden po synon që gjatë javëve të ardhshme të sigurojë një fond tjetër ndihmash prej 37 miliardë dollarësh për Ukrainën, para se të fillojë nga puna Kongresi i ri në janar, ku republikanët do të kenë kryesinë e Dhomës së Përfaqësuesve, ndonëse me një diferencë të vogël.