Blerja e rrjetit social “Twitter” nga miliarderi, Elon Musk, ndodhi në prag të zgjedhjeve për në Kongres, ndërsa vëzhguesit po paralajmërojnë se keqinformimi në internet lidhur me besueshmërinë e procesit zgjedhor mund të ketë ndikim në botën reale. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh, i hedh një vështrim platformës Twitter dhe si do të jetë ajo nën drejtimin e Elon Musk-ut.
Your browser doesn’t support HTML5
Pronari i ri i “Twitterit”, Elon Musk shkroi të hënën për t'u thënë 114 milionë ndjekësve të tij në këtë rrjet social, të votojnë për republikanët në zgjedhjet e sotme.
Ai ka bërë thirrje të ngjajshme edhe më parë.
Tani, si drejtues i Twitter-it, ai përballet me një pyetje thelbësore: A do të jetë “Twitter-i” një burim lajmesh të besueshme zgjedhore, apo do të lejohet përhapja e dezinformatave rreth procesit?
Your browser doesn’t support HTML5
Katie Harbath, ish-drejtoreshë e politikave publike në “Facebook”, thotë se mund të jetë më e vështirë për “Twitterin” të kontrollojë përmbajtjen zgjedhore, pasi zoti Musk largoi nga puna gjysmën e fuqisë punëtore javën e kaluar.
"Unë thjesht shqetësohem që njerëzit do t’i besojnë ato që shkruhen aty, sepse ata nuk do të arrijnë t'i fshijnë aq shpejt sa duhet”, thotë zonja Harbath.
Lexoni edhe këtë Elon Musk fillon largimet masive nga puna në “Twitter”“Twitter” prej kohësh ka qenë vendi ku janë dhënë informacione të përditësuara nga burime të besueshme lajmesh, por aty janë lejuar gjithashtu profile të rreme dhe anonime të mbushura me gënjeshtra dhe gjuhë urrejtjeje.
“Shqetësimi tani është se kjo platformë është e mbushur me informacione të pabesueshme. Por, gjendja mund të përkeqësohet duke ju dhënë ekstremistëve besueshmëri”, thotë Michael Edison nga Qendra Ligjore “Southern Poverty”.
Gjendja mund të përkeqësohet duke ju dhënë ekstremistëve besueshmëri”
Pas marrjes së pronësisë, zoti Musk duke përdorur simbolin e rrjetit social, shkroi, ‘zogu u lirua’. Para se ta blente “Twitterin”, ai kishte bërë kritika se kompania ishte shumë e ashpër në kontrollimin e përmbajtjes. Ai kishte kritikuar edhe pezullimin e përhershëm të llogarisë së ish-presidentit Donald Trump, pas ngjarjeve të 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së.
Elon Musk thotë tani e tutje, “ekipi që kontrollon publikimet i përbërë nga njerëz me qëndrime të ndryshme” do të marrë vendimet kryesore për përmbajtjen dhe ri-aktivizimin e profileve të pezulluara.
Disa përdorues e kanë përshëndetur ndryshimin e pronësisë duke thënë se platforma po kthehet në origjinën e saj si vend i lirisë së fjalës.
Në anën tjetër, paqartësia rreth kahjes që do marrë “Twitter” ka bërë që disa kompani të mëdha të ndalojnë përkohësisht reklamat në këtë rrjet social. Zoti Musk thotë se ky është rezultat i presionit të padrejtë.
Lexoni edhe këtë Elon Musk shfaqet si moderatori kryesor i Twitter-it para zgjedhjeve për Kongresin
Unë mendoj se ky është sulm ndaj të drejtës kushtetuese mbi lirinë e fjalës"
“Unë sinqerisht mendoj se ky është sulm ndaj të drejtës kushtetuese mbi lirinë e fjalës. Nëse aktivistët mund të bëjnë presion ndaj reklamuesve, nga të cilët varet shumë “Twitteri”, për të shtypur lirinë e fjalës, atëherë kjo nuk duket e drejtë”, tha pronari i ri i “Twitterit”, Elon Musk.
Ekspertja ligjore, Faiza Patel thotë se kthimi i një rrjeti social në kompani fitimprurëse nënkupton vendosjen e rregullave.
“Elon Musk nuk e ka blerë “Twitterin” për ta përdorur pa ndonjë qëllim. Nëse ai dëshiron të fitojë para nga “Twitter”, ai duhet të mbajë reklamat. Për ta bërë këtë, ai duhet të sigurohet që rregullat e kontrollimit të përmbajtjes të jenë të arsyeshme dhe të zbatohen”, thotë zonja Patel nga Qendra “Brennan” për Drejtësi.
Rregullat momentalisht po ndryshojnë orë e çast.