Mijëra rusë largohen për t’i shpëtuar thirrjes së detyruar në ushtri
Your browser doesn’t support HTML5
Mijëra rusë po përpiqen të largohen nga vendi për t'i shpëtuar thirrjes së detyruar për t’u mobilizuar në ushtri. Presidenti Vladimir Putin e bëri njoftimin gjatë një fjalimi televiziv të mërkurën, ndërsa forcat e armatosura ruse kanë pësuar humbje të konsiderueshme gjatë javëve të fundit.