Reagon Irani: Pretendimet të pabaza, vendimi i pamenduar 

  • Armand Mero

ALBANIA-IRAN/

Ndërsa në Tiranë, në mbrëmje personeli i ambasadës iraniane në Tiranë po përgatitej për të lënë godinën, në bazë të vendimit të marrë nga qeveria shqiptare, ministria e Jashtme e Iranit i konsideroi “pretendime të pabaza” akuzat e autoriteteve shqiptare, dhe një “veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Lexoni edhe këtë Sulmi kibernetik, Shqipëria akuzon Iranin dhe ndërpret marrëdhëniet diplomatike

Në deklaratën e ministrisë së Jashtme iraniane pretendohet se “vende të treta që mbështesin terrorizmin kanë luajtur rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë”, ndërsa shtohet me tej se sipas saj, deklaratat e shpejta të SHBA-ve dhe Izraelit në mbështetje të vendimit të Shqipërisë deklaratat “tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit”.