BE e pezullon marrëveshjen për lehtësimin e vizave për shtetasit rusë
Your browser doesn’t support HTML5
Bashkimi Evropian ka vendosur të pezullojë tërësisht marrëveshjen e lehtësimit të vizave Schengen me Rusinë e arritur në vitin 2007. Lajmi u konfirmua në Pragë nga shefi për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borell pas një takimi jo formal të ministrave të jashtëm të bllokut evropian.