Escobar e Lajçak në Prishtinë në kërkim të kompromisit për reciprocitetin

Your browser doesn’t support HTML5

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, thanë sot se po bëjnë përpjekje që të gjejnë një zgjidhje për çështjen e reciprocitetit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të shmangur tensionet në terren.