Tajvani, çështja kryesore në telefonatën Biden-Xi
Your browser doesn’t support HTML5
Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping biseduan gjerësisht të enjten në mëngjes mes tensioneve rreth një vizite të mundshme të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan, diçka që Pekini ka paralajmëruar se do të "përballej me përgjigje të fuqishme".