Rusia pretendon se është afër kapjes së Mariupolit

Your browser doesn’t support HTML5

Autoritetet ukrainase thonë se qyteti strategjik i Mariupolit ende nuk ka rënë nën kontrollin e plotë të Rusisë. Një numër i vogël ushtarësh vazhdojnë të rezistojnë. Forcat e Ukiranës refuzuan ultimatumin rus për të dorëzuar armët. Por, ekspertët thonë se është çështje kohe para se qyteti port të pushtohet plotësisht nga forcat ruse.