Ekspertët: Ka prova të qarta se forcat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë

Your browser doesn’t support HTML5

Gazetarët e Zërit të Amerikës, reporterë të tjerë dhe grupe të të drejtave të njeriut kanë vizituar qytetin Buça pranë Kievit, duke dokumentuar njoftimet se tërheqja e forcave ruse zbuloi kufomat e lidhura, të torturuara, të përdhunuara dhe të djegura të civilëve vendas, përfshirë fëmijë.