A do të ndalet Rusia vetëm në Ukrainë? NATO vëzhgon hallkat e saj më të dobëta
Your browser doesn’t support HTML5
Disa orë pasi raketat ruse goditën për herë të parë qytetet ukrainase më 24 shkurt, pesë luftanije gjermane u nisën drejt Letonisë. Kjo ishte pjesë e një përpjekjeje për të mbrojtur një zonë që ekspertetët ushtarakë e kanë konsideruar prej kohësh pikën më të dobët të aleancës, krahun lindor të saj.