Rreth 120 mijë banorë me origjinë greke të ngujuar në Mariupol

Your browser doesn’t support HTML5

Në qytetin e Mariupolit në Ukrainë, ndër më të shkatërruarit nga bombardimet e ushtrisë ruse, jetojnë mijëra banorë me origjinë greke. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zëvendësministri i jashtëm grek, Miltiadis Varvitsiotis kërkoi krijimin e një korridori për evakuimin e tyre.