Mali i Zi i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë
Your browser doesn’t support HTML5
Ministria e Jashtme e Malit të Zi i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.
Ministri i jashtëm malazez, Gjorgje Raduloviq tha të premten se Mali i Zi si anëtar i NATO-s-s do t'i mbështesë të gjitha prioritetet e politikës së jashtme të Aleancës.