Maqedoni e Veriut: Dimitar Kovaçevski merr mandatin për formimin e qeverisë
Your browser doesn’t support HTML5
Presidenti maqedonas Stevo Pendarvoski i dorëzoi të mërkurën mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të ri të Lidhjes Social Demokrate, Dimitar Kovaçevski. Zoti Kovaçevski ka një afat prej njëzet ditësh që të formojë qeverinë e re.