Qyteti i Nju Jorkut pritet të heq statujën e Thomas Jefferson-it nga bashkia
Your browser doesn’t support HTML5
Statuja e ish-presidentit Thomas Jefferson do të hiqet nga Bashkia e Nju Jorkut dhe do t’i jepet Shoqatës Historike të Nju Jorkut pasi disa anëtarë të Këshillit Bashkiak kundërshtuan praninë e saj. Ata e justifikuan qëndrimin e tyre me faktin se ish-presidenti ishte pronar i qindra skllevërve.