Bashkohet me familjen gazetari amerikan që ishte burgosur në Mianmar

Your browser doesn’t support HTML5

Në një takim emocional, gazetari amerikan Danny Fenster u bashkua me familjen e tij, 6 muaj pasi u arrestua nga junta ushtarake në Mianmar. Danny Fenster, 37 vjeç, u lirua të hënën, disa ditë pasi një gjykatë në Jangon e dënoi atë me 11 vjet burg për akuzat e ngritura nga junta ushtarake.