Kosova strehon 111 qytetarë afganë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë u strehua grupi i parë prej 111 shtetasve afganë që mbërritën mbrëmë në aeroportin e Prishtinës. Ata u strehuan në një kamp afër qytetit të Ferizajt rreth 35 kilometra larg kryeqytetit. Autoritetet në Kosovë thanë po bëhen përgatitjet për të pritur edhe flukse tjera të qytetarëve afganë.