Zëdhënësi i talebanëve: 31 gushti, vija e kuqe për largimin e trupave ndërkombëtare

Your browser doesn’t support HTML5

Një zëdhënës i talebanëve thotë se 31 gushti është vija e kuqe për tërheqjen e trupave ndërkombëtare nga Afganistani. Në një intervistë për rrjetin televiziv britanik “Sky”, Suhail Shaheen tha se nëse trupat ndërkombëtare qëndrojnë në Afganistan përtej kësaj date kjo mund të provokojë reagim.