Vazhdon lufta diplomatike ShBA-Rusi
Your browser doesn’t support HTML5
Ambasadori rus në ShBA, Anatoly Anonov, tha se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që 24 diplomatë rusë të largohen nga vendi pasi t’u kenë skaduar vizat në shtator. Veprimi vjen pak pasi Ambasada amerikane në Moskë u detyrua të pushojë dhjetëra rusë që punonin për ambasadën.