IKSHPK: Identifikohen sërish baktere në mostrat e ujit në Deçan
Your browser doesn’t support HTML5
Në Kosovë, IKSHPK tha sot se ka gjetur tri lloj bakteresh që shkaktojnë diarre, që mund të ketë shkaktuar ndotjen e ujit në komunën e Deçanit. Instituti tha se bakteret janë zbuluar nga mostrat e dërguara jashtë vendit ndërsa e shpalli të papijshëm një burim të ujit në komunën e Deçanit.