Kosovë: Nis zbatimi i masave të reja kundër përhapjes së COVID-19

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë nisi zbatimi i masave të reja kundër COVID-19, të cilat përfshijnë mbylljen e kafeneve dhe restoranteve deri me datën 18 prill. Vendimi u mor në një periudhë të shtimit të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi, por përfaqësues të biznesve thonë se kjo situatë rrezikon mbijetesën e tyre.