Në Kosovë ditëve të fundit është shënuar rritje e numrit të të prekurve nga koronavirusi. Autoritetet thonë se ende nuk është regjistruar ndonjë rast me variantin e ri të këtij virusi i cili është përhapur në vende të ndryshme të botës, megjithatë dhjetra mostra janë dërguar për hulutim në Berlin të Gjermanisë, meqë aktualisht Kosova nuk ka kapacitete të testimit për variante të reja të virusit.