COVID-19 shkakton çrregullime në shëndetin mendor, shtohen tentimet për vetëvrasje

Your browser doesn’t support HTML5

Ndryshimet drastike në jetë si pasojë e COVID-19, tek shumë njerëz po mabifestohen me çrregullime të shëndetit mendor. Dy specialiste në këtë fushë të mjekësisë që jetojnë dhe punojnë në qytetin e Nju Jorkut thonë se fëmijët dhe adoleshentët janë kategoritë që paguajnë çmimin më të shtrenjtë emocional në këtë pandemi. Me psikiatren e fëmijëve dhe adoleshentëve, Dr. Zana Dobroshi dhe Këshilltaren e shëndetit mendor për fëmijë Ariana Brunçaj-Metalia bisedoi gazetari Burim Goxhuli.