COVID-19, u rrit varfërimi i medias, gazetarët probleme në sigurimin e informacionit

Your browser doesn’t support HTML5

Në muajin e 10 të pandemisë së Kovid 19 në Shqipëri janë formuluar disa analiza dhe studime mbi rolin e gazetarëve si dhe mbi përballjen e tyre me institucionet për sigurimin e informacioneve të vlefshme për publikun. Studiues dhe gazetarë konstatojnë se ka patur mungesë transparence në mjaft raste nga institucionet në sigurimin i informacionit, gjë që mund të ketë sjellë pasoja, siç thonë ata, në shëndetin e qytetarëve.