Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 13 të vdekur dhe 637 raste të reja personash të infektuar me COVID-19.
Kjo e çon në mbi 24 mijë numrin e përgjithshëm të të prekurve që nga fillimi i pandemisë, ndërsa në 768 numrin e atyre që kanë humbur jetën.Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, paralajmëroi sot rreth mundësive për vendosjes e masave të reja shtrënguese pasi siç tha ai, “trajektorja e rasteve të fundit me COVID-19, kërkon kujdes të shtuar dhe aktiv”.
Autoritetet në Kosovë po bëjnë përpjekje ta frenojnë valën e re të infektimeve me COVID-19, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja. Kosova ishte e mbyllur gjatë fundjavës çka nxiti reagimin e bizneseve të cilët thonë se ekonomia tashmë është dëmtuar dhe çdo vendim i ri pa u këshilluar me ta, do ta rëndojë situatën edhe më shumë.