Tiranë, shkarkohet gjyqtarja Fatmira Hajdari për pasuri të pajustifikuar

Your browser doesn’t support HTML5

Në Tiranë, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të kryeqytetit, Fatmira Hajdari, u shkarkua nga detyra prej organeve të vetingut. Zonja Hajdari nuk justifikoi dot pasuritë e saj të konsiderueshme dhe largohet nga detyra pas 17 vjetësh punë si gjyqtare e shkallës së parë dhe e Apelit.