Burgu i Prishtinës kthehet në muze

Your browser doesn’t support HTML5

Burgu i Prishtinës, që njihej si një nga burgjet më famëkëq në hapësirat e ish Jugosllavisë, është shndërruar në muze. I ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore burgu u mbyll më 2016. Mijëra të burgosur politikë shqiptarë kishin kaluar nëpër atë burg nga i cili kanë rrëfime për tortura të rënda.