COVID 19, tjetër viktimë në Shqipëri, 24 të prekur të rinj
Your browser doesn’t support HTML5
Në Shqipëri autoritetet shëndetësore njoftuan sot një vdekje dhe 24 raste të reja me koronavirus, nga të cilat gjysma i përkasin Shkodrës, ku situata vazhdon të rëndohet. Parlamenti zhvilloi sot një seancë plenare, ku deputetët e larguar nga njëri-tjetri mbanin maska dhe lëndë higjenizuese.