Në Kosovë nënkryetarja e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, tha të premten se partia e saj nuk do të provojë shkarkimin e Glauk Konjufcës të lëvizjes Vetëvendosje nga posti i kryetarit të parlamentit. Ajo i bëri komentet një ditë pasi kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dërgoi letër kryetarit të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, duke i thënë se partia e tij mund të ndërmarrë nismën për shkarkimin e zotit Konjufca, por nuk do ta ketë ndihmën e lëvizjes Vetëvendosje.