Komisioneri Evropian Lenarçiç: BE do ju mbështesë edhe për rindërtimin nga tërmeti

Your browser doesn’t support HTML5

Komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarçiç tha sot gjatë një vizite në Shqipëri se Bashkimi Europian do të mbështesë vendin dhe në fazën e rindërtimit të pasojave të tërmetit, duke theksuar se më parë është i nevojshëm të bëhet një vlerësim i nevojave.